OBSH: Pak gjasa që kriza e koronavirusit të përfundojë në fund të vitit

Drejtori ekzekutiv për shërbime emergjente në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, tha se pavarësisht ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit në disa shtete falë masave izoluese dhe programeve të vaksinimit, është joreale dhe e parakohshme të mendohet se pandemia do të përfundoj në fund të këtij viti.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Gjenevë, Ryan tha se përderisa vaksinimi i personave më të ndjeshëm, përfshirë punëtorët shëndetësorë, do të ofrojë ndihmë për ta përmirësuar gjendjen dhe për ta lehtësuar trysninë ndaj spitaleve, virusi është goxha nën kontroll.

“Do të jetë e parakohshme dhe mendoj se edhe joreale për të menduar se do ta përfundojmë këtë virus deri në fund të vitit”, tha ai, shkruan The Guardian.

Numri botëror i rasteve me Covid-19 javën e kaluar shënoi rritje për herë të parë në gati dy muaj. Rastet e raportuara u shtuan në katër nga gjashtë rajonet e OBSH-së: të dy Amerikat, Evropë, Azi Juglindore dhe Mesdhe Lindor.

“Jemi duke punuar për ta kuptuar më mirë shtimin e rasteve në këto rajone. Disa prej tyre duket se kanë ndodhur për shkak të lehtësimit të masave, qarkullimit të vazhduar të varianteve dhe pakujdesisë së njerëzve”, shtoi Ryan.

Sipas tij, vaksinat do të ndihmojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve, por do të ishte gabim nëse shtetet mbështeten vetëm në vaksina. “Masat e shëndetit publik mbesin themeli i reagimit”, tha Ryan.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)