Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.
Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.
“Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros.
“Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai.
“Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”
Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale
Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura.
Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.
Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së.
“Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000.
Burimi: DW