Objektivi ishte pronari i picerisë/ Plumbi “qorr” i merr jetën 23-vjeçarit

M.K është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në vendin e tij të punës.

Jepi zë raporton se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi objektivi ishte diku tjetër.

Siç raportohet, dyshohet në shënjestër ishte pronari i një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Në përleshjen me armë që ndodhi në rrugën “Bislim Bajgora”, u plagosën edhe dy persona të tjerë. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.

Më poshtë gjeni njoftimin e policisë së Kosovës:

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!