“O sa mirë me qenë shqiptar”/ Jo të gjithë festuan në shesh, fëmijët e komunitetit rom dolën për të mbledhur kanaçe

Rezultati 3 me 0 në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë mbrëmjen e kaluar, ngjalli jo pak entuziazëm, për bashkëkombasit tanë. Në shumë qytete të vendit, u organizuan aktivitete festive në sajë të fitores së thellë që korrën çunat e Kombëtares në afro 100 minuta lojë.

Mirëpo, duket se festa ka qenë vetëm tek ata që kanë qenë mirë ekonomikisht, të cilët nuk i’a kanë kursyer vetes ushqimet fast food apo pijeve me çmime tejet të kripura në zonat më të frekuentuara të qyteteve.

Fatkeqësisht, nuk mund të themi se festimet kanë qenë të njëjta për të gjitha shtresat e shoqërisë. Në kohën kur të gjithë “u dehën” me pije të ambalazhuara, në ruajtje të tyre ndodheshin edhe disa fëmijë, në dukje nga komuniteti rom. Për të përfituar nga situata e për të ngrënë një copë bukë më tepër të nesërmen, rezultati i ndeshjes duket se nuk u interesonte, aq sa ç’iu bënin punë 3-4 kanaçe më shumë në kartonët e tyre.

Në fotot e mëposhtme të siguruara nga Tv Atdheu, duket dy fëmijë diku 5-10 vjeç të cilët përpiqen të mbushin kartonat e tyre, me kanaçet e hedhura përtokë nga tifozët pijedashës. Askush nuk u ofroi ndihmë këtyre fëmijëve, sikur edhe në para, por të lumtur vijuan të shijojnë 3 golat, që i çuan në kualifikuesen Euro2024. E dhimbshme po të mendosh të dyja anët. Festa luksoze dhe po e shfrenuar edhe varfëria.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024