“O Ramë prapë kishe pyetur për mua?!”/ Basha ironizon Ramën me këngën e “Unikkatil”: Ku i ke shokët… (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Basha i përgjigjet replikës së Ramës, i cili ka ka thënë “Ku je o Lul, na thave sytë, gjumi top, je i pavdekshëm”.

Në një postim në Facebook, Basha thotë “7*7=313, atje ku i ke shokët (referuar burgut), ndërsa e pyet përse kreu i qeverisë është pjesë e listës së mbyllur dhe jo të hapur.

“O Ramë prapë kishë pyetur për mua!? Në listë të hapur jam o Ramë, me koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti me Ramë ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, Fier, Shkodër. Ku je futur o Ramë!? Epike pasha Zotin. Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon e futesh në listë të mbyllur. Lista të bën keq për gjumin.  E di ti, e s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatilit? ‘Ku të kanë met shokët’?Ku i ke shokët o Ramë. Sa bëjnë 7*7=313 aty ku i ke shokët. Ku e ke Lalin, Ilir Beqjan, Benin? Aman do më thuash po Çyrbjen që nuk ia zë emrin në gojë. E mor Ramë ca halle të kanë kapur, ndaj s’të zë gjumi. S’ka gjë se fillimi është”, shprehet Basha.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…