Një sistem gjigant kontrolli mbi zgjedhësit e ka konsideruar Oerd Bylykbashi nxjerrjen e të dhënave nga e-albania, ndërsa përjashton kontrollin mbi votën. I ftuar në Absolut 4 ai tha se kjo është një nga format më të rrezikshme të kontrollit, që vetëm Hugo Çavez e ka bërë një gjë të tillë.
“Nëse kishte një gjë që e kishim identifikuar herët ishte që probleme të natyrës kriminale nuk po ndodhnin për shkak të mangësive në Kodin Zgjedhor, shitblerja e votës është korrupsion, presioni mbi zgjedhësit dhe administratën. Të gjitha këto janë vepra penale, ndodhin jashtë qendrave të votimit dhe ne ndryshuam ligjin dhe i dhamë SPAK-ut kompetencën për hetimin e shitblerjes së votës, presioni mbi administratën, ky skandal që ka dalë me këtë sistem. Të dhënat që kanë dalë, jemi përpara një mekanizmi të madh të kontrollit të zgjedhësit, jo të votës. Për fat të keq njerëzit po përpiqen ta marrin me shaka, por është një nga format më të rrezikshme të kontrollit Hugo Çavez e ka bërë një gjë të tillë. Personazhe që vijnë me eksperienca nga komunizmi janë mjeshtra. Njerëzit po marrim vesh që kanë patronazhistë, për një sistem kontrolli gjigant të zgjedhësve, jo të votës”.
Duke ia faturoi përgjegjësinë kryeministrit Edi Rama, Bylykbashi kërkon nga SPAK dhe prokuroria një hetim të thellë për këtë çështje.
“Do shohim ç’do bëjë prokuroria, por kjo do hetim të thellë. Drejtues që mbajnë nën patronazh vartësit e tyre, presion për vendin e punës, këto janë shqetësime prioritare të ODIHR. Jemi para një skeme të madhe që në kokë ka Edi Ramën. SPAK e Prokurori provën e kanë tani për të vepruar, nëse nuk vepron, do të thotë që problemi është me prokurorinë”.