“Nxirre topin jashtë”/ Mbrojtësi i Fenerbahces i lutet Rey Manaj-t të humbasë penalltinë, ja momenti (video)

Rey Manaj

Sivasspor dhe Rey Manaj mund të thuhet se kanë vendosur garën e titullit në Turqi. Kur jemi pak javë para mbylljes së kampionatit, Sivasspor ndali Fenerbacen në barazimin 2-2 dhe tani Galatasarai kryeson i qetë me katër pikë diferencë nga Fenerbace.

Por në barazimin e fundit të Sivasspor dhe Fenerbace kishte shumë kontestime për penalltinë e fituar dhe që më pas u shënua nga Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar pretendoi një goditje të marrë në zonë dhe VAR konfirmoi 11-metërshin.

 

Megjithatë nga krahu tjetër janë të bindur se Manaj stimuloi në atë rast. Madje situata shkoi deri aty aq sa mbrojtësi i Fenerbaces, Djiku, i ka kërkuar sulmuesit shqiptar që të bëj “Fair Play” dhe ta nxirrte topin jashtë, për të mos ekzekutuar 11-metërshin.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin