Nushi Tufa, infermierja e QSUT-së në rrezik për jetën/ Nëna e gazetares së njohur sportive ka nevojë për ndihmën tonë!

Ka shërbyer prej vitesh, ka pritur dhe përcjellë mijëra pacientë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Një nga infermieret që ia përkushtoi jetën këtij spitali dhe këtij profesioni, sot ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve.

Nushi Tufa, një ndër infermieret më të spikatura në QSUT ndodhet në spital teksa po lufton me jetën prej ditësh. Ajo ka nevojë emergjente për transplant të mëlçisë. Kjo është e vetmja mënyrë që infermieria e qeshur dhe e dashur, që siç të gjithë e njohin, të vijojë jetën pranë dy vajzave të saj.

Për këtë operacion duhet të sigurohet shifra prej 100 mijë euro, ndaj familja kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë. Hepatiti i rrezikshëm i ka prekur mëlçinë dhe ditët e fundit gjendja e saj shëndetësore është rënduar.

Të gjendur në këto kushte, familja ka çelur një llogari në “GoFundme” që gjithësecili që ka mundësi të mundet të kontribuojë. Nushi Tufa, është nëna e gazetares së njohur sportive, Trevisa Tufa. E në këto orë të vështira që familja kryeqytetase po kalon, një kontribut sado i vogël do të kontribuonte në shpëtimin e jetës së infermieres së QSUT-së.

Linku ku mund të kontribuohet: Gofundme

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024