“Nuk ziheshe për lesh koke rrugëve të Tiranës po të ishe…”/ Donaldi i përmend Einxhel sherrin e bujshëm!

Debati mes Einxhel dhe Donaldit ka vijuar edhe mbrëmë në Big Brother Vip, teksa Donaldi sqaroi se fjalia “Tirana është e vogël, të gjithë dimë gjithçka”, i referohej karrierës së Einxhel dhe jo jetës së saj personale.

Por Einxhel nuk e ka besuar këtë fjali të aktorit, duke vijuar akùzat ndaj njëri-tjetrit dhe në një moment Donaldi e pyet nëse Einxhel është feminist dhe moderatorja iu përgjigj “po jam!”.

Ndërsa aktori i kujtoi sherrin me modelet Oriola Marashi dhe Kejvina Kthjella, duke i thënë që “Një feministe nuk zihet me gratë e tjera, nuk kapet për lesht e kokës rrugëve të Tiranës me to.”

Por çfarë shkruanin mediat rozë për sherrin mes vajzave të ekranit asokohe?

“Një përplasje fizike VIP ka “trondítur” botën e showbizz-it shqiptar, me protagoniste tri vajza të njohura, që dikur shoqëroheshin në festa e udhëtime njësoj si te “Sex and the city”. Në orët e mbrëmjes para disa ditësh, dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë konflíktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance With me”, ku kërcen çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhùnë fizike.

Burime nga media të ndryshme bëjnë me dije se Einxheli është parë në rrugë nga patrulla e Polícisë, duke vendosur që të bëjë edhe dénoncimin, e shoqëruar nga vëllai i saj. E kontaktuar nga “Anabel.al”, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola, e cila është kushërira e Kejvinës, thjesht kishte ardhur si mbështetje për të, por më pas situata ka degraduar.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sùlm fjalësh dhe kércënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjáknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim për “Anabel” dhe lajmi për sherrin e ture mori dhénë.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)