Nuk vonoi Lulzimsja e radhës/ “Skandalozja” Angelakis, kërkon ndarjen e PD-së

Vazhdon të ngelet qesharake, pa asnjë thelb në politikë, me një egoizëm të çmendur, ku gjatë gjithë kohës shprehet: “Unë, unë, e di unë, do vij unë, të ik unë”, a thua se politika shqiptare vjen vërdallë rreth Evis Angelakis, siç pretendon ajo që e ka emrin.

Në fakt ajo ka lindur si Evis Kokalari, por tani quhet Evi Angelakis.

Kjo e fundit në rrjetet sociale ka thënë se tashmë, pas situatave që po ndodhin në PD, sepse nuk quhet një parti konservatore, po quhet e djathtë e qendrës e të tjera si këto, grupi konservator duhet të shkëputet nga PD-ja.

Bashkëpunëtorja e Erion Veliajt që tashmë qartazi po bëhet një Lulzim tjetër, qartazi kërkon një ndarje të Partisë Demokratike.

Nuk mjafton situata kritike në të cilën është PD-ja, ku Lulzim Basha dhe të tijët kanë marrë peng grupin parlamentar.

Pra, nuk mjaftonte Luli, na duhet dhe një Lulzimse.

Nuk mjafton ndarja dhe përçarja e opozitës në klane e grupe, por na duhet dhe një ndarje tjetër me konservatorët e shpikur brenda PD-së nga Angelakis.

Se kush janë konservatorët brenda PD-së, kjo ende nuk dihet, megjithëse janë disa individë që në fakt ngatërrojnë konservatorizmin me të djathtën, apo më shumë e përdorin për interesa krejtësisht personale, sepse nuk votohen, nuk kanë mbështetje dhe dalin me forma fraksioniste për të mbijetuar në politikë, apo brenda PD-së.

Dhe Angelakis kërkon t’i shfrytëzojë dhe deklaron se duhet të lëvizet në drejtimin e duhur dhe është gati të kthehet të merret me politikë në Shqipëri.

Në fakt, as s’do t’ia dijë kush vjen apo s’vjen Angelakis, po mirë do të ishte ta kishte provuar sa i vlen lëkura, ajo bashkë me këta pseudokonservatorët e saj.

Ndoshta jo thjeshtë dhe vetëm për të ndarë PD-në, për të parë se sa konservatorë ka atje brenda, por edhe për të parë sa i vlen lëkura një njeriu që vjen në Shqipëri, ikën, vjen prapë e ikën prapë, deklaron se e ka mbyllur, s’ka punë me politikën shqiptare e të tjera si këto.

Por, nga ana tjetër deliron dhe mendon se ka mbështetje, ka vota në opinionin publik dhe mund të marrë votat e djathta.

Është e thjeshtë përtej kësaj ndarjeje që kërkon Angelakis, mjafton të vijë në Shqipëri, të regjistrojë partinë e saj, ose të regjistrohet si drejtuese e ndonjë grupi të caktuar dhe ta provojë me vota sa i vlen lëkura.

Kjo do të ishte më e mira nga të gjitha se sa fakti që një person anonim, i pavotuar kurrë, që s’gëzon asnjë lloj mbështetje politike dhe publike, imponohet a thua se është një faktor i rëndësishëm politik, kur në fakt thjeshtë dhe vetëm, është “një e marrë politike”, që mendon se ka gjithçka në dorë, se vlen shumë, por në fakt ndoshta vlen edhe më pak se Gaz Bardhi.

Ky i fundit të paktën ka Lulin, kurse Evi me shumë gjasa do të ngelet vetëm fare. As votën e saj rrezik s’ka për ta marrë se ka për t’ia dhënë dikujt tjetër, kush do t’i qëndrojë më afër në kohët kur ajo do të vijë të kandidojë.

Megjithëse ky duket opsion i pamundur, është thjeshtë dhe vetëm, shashka e saj e radhës, hedhur në rrjetet sociale nga larg, rrjete të cilat i përdor për të qëndruar në politikën shqiptare dhe për të pasur peshq, në fakt vlen më pak se një nga gurët e peshores që përdoren në laboratorët e farmacive.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!