“Nuk shoh shenja premtuese te Dinamo”/ Faruk Sejdini NGRE ALARMIN: Mungon një plan i qartë për…

Faruk Sejdini pohon se situata aktuale te Dinamo nuk e bën optimist për sezonin e ardhshëm. Se çfarë skuadre do tw shohim nw Superiore, mbetet e gjitha për t’u zbuluar, por fakt është se ka një rënie të entuziazmit që mbylli kampionatin e shkuar.

Me sigurimin e Superiores, në klubin blu u fol për projekte të mëdha dhe merkato të fuqishme, më pas u kalua në një plan tjetër për një skuadër me profil mesatar, që të ketë së pari stabilitet në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, duke parë nga katet e sipërme të tabelës së renditjes. Kryeqytetasit kanë bërë pak lëvizje në merkato deri tani dhe nuk kanë zbritur ende në fushë, çka e bën situatën aktuale disi të paqartë.

“Nuk mund të flas me shumë detaje se çfarë po ndodh me Dinamon, sepse nuk jam angazhuar këto kohët e fundit për një problem personal. Për aq sa kam vënë re dhe kam mësuar, nuk shoh shenja premtuese për Dinamon e sezonit të ri. Nuk shoh dritë në fund të tunelit. Unë dua më të mirën për Dinamon dhe uroj të ndodhë më e mira realisht, por më duket se për momentin sikur ka një çorganizim të organizuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, mund të ketë ndryshuar strategjia e drejtuesve për skuadrën e re, të shohim çfarë do të bëhet.

Duket se ka një vonesë, sepse skuadrat e tjera kanë lëvizur më shpejt në merkato dhe në organizim. Duhej të kishte një plan më të qartë, një datë për fillimin e përgatitjeve të paktën. E ritheksoj, uroj që të bëhet më e mira, sepse dua të mirën e Dinamos, por kjo situatë nuk më jep shumë besim. Nuk i shkojnë këto situata një klubi si Dinamo, që ka traditën, ka historinë. Gjërat në futboll duhen bërë në kohën e duhur”, ka thënë ish-trajneri Faruk Sejdini.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)