“Nuk po mendojmë për Europianin”, Gjimshiti sfidon Kilin në konferencën për shtyp: Test i rëndësishëm për ne

Berat Gjimshiti

Shqipëria do të luajë përballë Kilit një ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje dhe për të qartësuar në kokën e Sylvinhos lojtarët që do të jenë në Europian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, në Parma të Italisë, do të luhet të premtet duke startuar nga ora 20:45.

Në prag të kësaj miqësoreje, një ditë para sfidës, në konferencën për shtyp para mediave direkt nga Parma ka folur kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

KILI- Besoj që Kili është një ekip i fortë, jo vetëm te porta. Kanë cilësi shumë të mëdha. Në vitet e fundit ka qenë në Botëror dhe Coppa America. Do të jetë një test i rëndësishëm për ne. Nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla dhe kjo ndeshje do të marrë shumë vëmendje, do të luajmë me 100%.”

GRUPI I EUROPIANIT– Është një kombëtare që ka historinë e saj. Por kemi lojtarë me cilësi dhe pse jo të surprizojmë. Në këto momente se kemi mendjen te Europiani, por tek këto dy ndeshje miqësore. Kemi kohë për të menduar, por nuk kemi frikë nga ato ekipe, por kemi respekt pasi janë kombëtare të forta.”

SANCHEZ-Besoj se vetë emri dhe karriera që ka është për t’u respektuar. Ka luajtur me ekipe të mira në gjithë botën dhe është lojtar me cilësi. Është në nivel botëror dhe sigurisht që duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, pasi një i vetëm nuk mund ta ndalë. Por forca e ekipit do ta ndalë gjithë ekipin e Kilit. Pasi një lojtar nuk mund ta bëjë diferencën vetë.

 

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)