Nuk po i dalin llogaritë me golat, Ivan Gvozdenovic “qahet” pas humbjes: Nuk kam sulmues, pres çfarë do më sjellin në janar

Skënderbeu nuk arriti të kthehej tek fitorja teksa u mposht nga Dinamo. Korçarët humbën 2-1 dhe dalin pa pikë nga Elbasan Arena. Pas ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic dha prononcimin e tij për MCN.

“Ishim naiv te golat. I pari erdhi nga një krosim 25 metra, nuk ishim vendosur mirë në zonë, ishim 3 me 1 me lojtarë. Nuk e kuptoj pse ishim të nervozuar. Kur rezultati ishte 1-1 ishim mirë, kontrolluam lojën pastaj me golin e dytë u bë e vështirë. Mungoi një sulmues brenda zonës, mungoi qetësia dhe pasi i fundit. Por, ishim edhe pa fat pasi patëm rastet tona. Nuk mund të them që meritonim humbjen por nuk morëm asnjë pikë dhe kjo nuk është e mirë.

Si do zgjidhet mungesa e golit deri në merkaton e janarit? Do punojmë në stërvitje, ndoshta Frenki Ahononu mund të kapi më shumë minuta. Sot ai ishte 35 minuta në fushë, por akoma nuk është 100% gati pasi vjen pa fazë përgatitore. Do të jetë një opsion plus për ne.

Kur nuk shënojmë gola, nuk kemi një opsion të mirë. Idea ishte të luajmë nga krahët, të bëjmë krosime për sulmuesit e gjatë. Idea e dytë ishte të luanim mes linjave me Rashicën dhe Frenkin për të sulmuar pastaj brenda portës, por këto ide nuk funksionuan sot.”

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)