Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në derbin ndaj Partizanit. Bardhebluve iu anulua një gol nga VAR-i teksa shpërdoruan edhe një 11-metërsh me Prengajn në sekondat e fundit të shtesës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i skuadrës bardheblu, Gugash Magani, u shpreh i keqardhur që skuadra e tij nuk arriti të merrte pikët maksimale nga ky duel.
“Mënyra si erdhi loja, duhet ta kishim fituar ndeshjen. Kështu e ka futbolli, nuk patëm fat. Ishte një ndeshje e mirë interpretuar nga ana jonë në shumicë e lojës. Kishim përballë kryesuesit e kampionatit, presioni sportiv ishite mbi ne. Nuk kishim organikën e plotë, bëmë 2 ndërrime te detyrua.
Shënuam gol që na u anulua që gjyqtari dhe anësori e dha gol, por na i anuloi VAR-i. Nuk mund të flas për një gjykim profesional dhe humbëm penallti në fund fare. Rezultati më i drejtë do ishte fitorja jonë.
Duke pasur parasysh që Partizani ka dy lojtar shumë të shpejtë nga krahët dhe një lojtar si Hadroji që gjithmonë merr mbi pozicionin nga krahët, menduam të kishim më shumë ekuilibra te pjesa e mbrojtjes. Nga krahu i majtë i Përgjonit u luajt siç menduan, ndërsa në krahun tjetër Partizani na vuri disa herë në vështirësi. Sot Meta vinte nga dëmtimi, gjithashtu edhe Prengaj. Edhe pse e humbi penalltinë, mendoj se ka bërë një ndeshje shumë të mirë, na nxorri përpara me lëvizje individuale që i ka shumë të forta.
Mici është pjesë shumë e rëndësishme e skuadër, ka shumë eskperiencë, ka luajtur në disa pozicione. Është lojtar kyç, do të ketë hapësirat e veta, është një djalë shumë i mirë. Gjumsi u dëmtua në fillimin e ndeshjes, sakrifikoi, tregoi karakter. Në krahun e Haxhiut po na vinte shumë Hadroi ndaj bëmë edhe ndryshime pozicionesh. Nuk e dhanë më të mirën, por të dy treguan karakter.
Ne jemi njerëz të sportit dhe meritojmë respekt”, u shpreh Gugash Magani për mikrofonin e “RTSH”.