Nuk ndalen skandalet e Joe Biden! Kësaj here nuk i mban dot gazrat përpara Dukeshës britanike

Nuk ndalen skandalet e presidentit amerikan, Joe Biden gjatë samitit të klimës në Britaninë e Madhe. Fillimisht u publikuan pamjet kur 78-vjeçari Biden dremit teksa po dëgjon fjalimet në samitin COP26.

Por së fundmi është raportuar se presidenti amerikan nuk i ka mbajtur dot gazrat teksa po fliste me Dukeshën e Kornuollit.

Camilla- gruaja e Princit Charles- tha se pordha e presidentit ishte kaq e gjatë dhe e zhurmshme, sa nuk mund të injorohej. Sipas Daily Mail, Dukesha ka mbetur e shokuar nga kjo situatë, sa ka folur për të me ditë me radhë.

Një burim madje tha se 74-vjeçarja nuk ndalon së foluri për këtë gafë të rëndë. Incidenti me gazrat ndodhi gjatë një takimi në galerinë Kelvingrove në kuadër të samitit të rëndësishëm për klimën.

Pak orë më parë, Biden u filmua duke fjetur në mesin e fjalimeve në samit.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje