“Nuk na lanë të rrinim pranë Einxhelit”/ Egzona plas “bombën” dhe pastaj tërhiqet!

E eliminuara e të premtes në spektaklin e Big Brother Vip ka qenë moderatorja Egzona Rafuna, në një nominim përballë Tanit. Ajo ka dhënë së fundmi intervistën e parë në studion e “Fan Club”, ku u shpreh se ka menduar se mund të ishte një nga finalistet.

Ndër të tjera tregoi se në rastin e Einxhel, Vëllai i Madh iu ka kërkuar banorëve të shprëndahen dhe të mos shqetësojnë publikun dhe familjen e Einxhel.

Mirëpo deklarata qarkulloi në rrjetet sociale, dhe Egzona ka bërë një sqarim të dytë në Instagram. Moderatorja ka treguar se pse ishin zgjedhur vetëm Donaldi dhe Beniada t’i qëndronin pranë Einxhel në momentet kritike.

“Dua t’ju sqaroj se fillimisht pasi qe Einxhel eshte derguar ne dhome dhe gjate kohes sa po e prisnim Urgjencen ku ishim gjithe banoret, na eshte komunikuar qe afer saj mund te qendrojne vetem dy persona, Donaldi dhe Beniada. Kjo gje ka ndodhur edhe per shkak te vullnetit dhe ndihmes me te madhe nga keta dy te fundit (por edhe nga ne te tjeret)”, shkruan fillimisht Egzona.

Më pas ajo ka shtuar se të gjithë kanë dhënë ndihmën e tyre.

“Pasi qe Einxhel ka dale nga Urgjenca, te gjithe banoret jemi futur brenda ne dhome dhe i kemi ofruar ndihme me vullnetin tone te plote, por ai qe ka ndenjur me te deri kur Einxhel ka rene ne gjume, ka qene Donaldi, dhe kte fakt e pohoi edhe vet produksioni te premten ne prime ka pranuar ndihmen”, përfundon Egzona.

Pas daljes nga “Big Brother”, Egzona ka pohuar se e ka parë veten në finale, por kur u tha se janë 4 banorë, ka ndryshuar mendim.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)