“Nuk mund të gjuash penallti në kushte të tilla”/ Abilaliaj i tërbuar me arbitrin dhe fushën e Kukëst; S’e kuptoj si mund të mbyllet…

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha prononcimin e tij pas barazimit me Kukësin. Tekniku i të kuqve pati pretendimet e tij për mënyrën sesi u mbyll ndeshja dhe terrenin e vështirë në Kukës Arena.

“Duke patur parasysh vështirësitë për të luajtur, besoj se nuk kemi konkretizuar rastet për të marrë 3 pikët. Vuajmë mungesën e finalizimeve dhe kjo na ndëmton duke patur parasysh rastet me Rrapajn dhe Murataj me penalltinë. Nuk e kisha parë ndonjëherë të mbyllej loja ashtu pas asaj penalltie. Zakonisht ne e parapërcaktojmë 3 goditësit e penalltive, por duke marrë parasysh edhe situatat në lojë vendosëm edhe për kapitenin. Nuk mund të gjuash penallti në kushte të tilla dhe kjo ndikoi psikologjikisht. Gjuajtësit janë të zgjedhur dhe Murataj ishte i përgatitur psikologjikisht për ta goditur.

Plan B për këtë ndeshje? Forcuam mesfushën në pjesën e dytë, pjesa e parë isha i kënaqur pasi luajtëm rrjedhshëm dhe krijuam volum. Pjesa e dytë do të kishte pak deficit në zhvillimin e lojës, ka qenë 10 minuta që u bënë 4 ndërrime dhe duhet të ambientoheshim me kushtet e lojës. Mensah, Taipi na dhanë frymëmarrje.

Kthimi i Sotës, Hadroj dhe Atanaskoski? Nuk kemi patur vështirësi në mbrojtje, Hadrojn e zëvëndësuam përsëri për një dëmtim, Atanaskoski po luante i dëmtuar dhe kjo na jepte limite në shtyrjen përpara. Maguette dhe Mehmeti u sakrifikuan shumë në pjesën e parë.”

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)