“Nuk më respektoi, as unë nuk e respektoj, Efi tregon si i ka mardhëniet me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua që…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live” duke dalë pas kaq kohësh në një emision. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, u pyet për marrëdhënien që ka sot me Luizin pas lajmeve të fundit se ajo e kishte hequr nga Instagrami.

Efi u shpreh se nuk dëshiron të flasë më për Luizin, por theksoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet e tij prandaj e ka hequr nga Instagrami.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Kurse për Kiarën, ajo u shpreh se nuk mban asnjë lloj inati, por thjesht nuk flasin me njëra-tjetrën pasi nuk kanë asnjë marrëdhënie. “Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata