“Nuk më intereson gjendja e Tiranës”, Memelli i prerë në konferencën për shtyp: I lumtur me rikthimin e dy lojtarëve

Vllaznia do të ndeshet përballë Tiranës ditën e nesërme në “Kukës Arena”, ora 14:00, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Në konferencën përpara mediave, trajneri i kuqebluve, Migen Memelli u shpreh se skuadra do të kërkojë maksimumin nga ky takim dhe se nuk kishte dëshirë të komentonte situatën te kundërshtarët.

“Gjendja është e mirë, këto dy rikthime do të na japin mjaft oksigjen për të bërë gjërat siç duhet në fushë, edhe e Smajlit edhe e Ersinit. Edhe pse nuk kanë shumë kohë me skuadrën, besoj se janë dy prurje shumë të rëndësishme, lojtarë që kanë kualitet dhe skuadra i njeh mjaft mirë. duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse nuk duam që të rikthejmë asnjë dëmtim nga ajo që djemtë kanë pasur dhe t’i kemi pastaj për të gjithë sezonin. Nuk kam dëshirë të merrem shumë me kundërshtarin sepse ju kam thënë ditët e para që Tirana është një skuadër e dashur për mua edhe problematikat e tyre mua nuk më interesojnë shumë.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin