“Nuk më foli për disa ditë”/ Marrdhëniet e para dhe raporti me Kristjan Asllanin, Lautaro Martinez: Është e ardhmja e Interit

Kristjan Asllani

Lautaro Martinez, kapiteni i Inter mendon se Kristjan Asllani është lojtari i së ardhmes për zikaltërit. Në një intervistë të fundit, argjentinasi zbuloi bisedën në fillimin e sezonit me mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë atij një këshillë shumë të vlefshme.

Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë. Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)