Nuk mbijetoi dot/ Ndërron jetë 69-vjeçari nga Fier që u hodh dje nga spitali Infektiv

Një ditë pasi vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia, pacienti 69-vjeçar nga Fier ka ndërruar jetë. Mësohet se i infektuari nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, kohë kur pacienti kishte dalë nga dhoma e tij në korridor për t’u hedhur më pas nga kati i dytë. 69-vjeçari u gjet me shenja jete por nuk ia ka dalë që t’i mbijetojë plagëve të marra.

69-vjeçari, ishte shtruar para dy ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa mësohet se vinte nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare.

Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.  Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën