Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! UEFA shpall “KRYEVEPRËN” e Jasir Asanit si golin më të bukur (video)

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe pritej pasi “perla” dhe eurogoli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si më i bukuri i raundit te fundit te eliminatoreve te Euro 2024. Shumë e konsideruan goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlind Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E. Ndërkaq kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull