“Nuk kishim qetësi mendore përpara portës”, Mehmeti flet pas barazimit ndaj Kukësit: Jam i kënaqur me lojën, por nëse Denison…

Trajneri i Dinamo City-t, Dritan Mehmeti, ka theksuar se ishte i kënaqur që ekipi i tij sot doli i pamposhtur nga fusha e lojës, por edhe sepse nuk pësoi gol, duke përmirësuar disi statistikat sezonale në këtë aspekt.

“Shumë e rëndësishme ishte që sot të mos humbnim. Sigurisht që e përgatita ekipin për fitore, por duke pasur probleme në fazën mbrojtëse, si skuadra që pësuam më shumë gola, është pozitive që sot nuk pësuam dhe kjo ishte e rëndësishme dhe kam punuar shumë në këtë aspekt, edhe në vendosje. Skuadra ka filluar të më ndjekë dhe të bëjë detyrat që i kam dhënë dhe në pjesën e dytë ishim shumë më dominues.

Më vjen keq se duhet që në zonën e 20 metrave të fundit duhej të ishim më të qetë dhe kujdesshëm në mënyrën se si të shkonim te goli, nxitimi të çon në gabim. Ishim prezent pranë portës, edhe pse nuk ishim siç duhet me qetësinë mendore për të shkuar te momenti e fundit. Nëse Denison do të ishte më i saktë me veprimet e tij, duke kërkuar vertikalizim do të flisnim ndryshe,” përfundoi Mehmeti.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)