“Nuk kapëm ritmin e ndeshjes, tre ndeshje pa shënuar janë shumë”, Gvozdenovic nuk po gjen “ilaçin” për të shëruar Skënderbeun

Gvozdenovic

Skënderbeu u mposht nga Teuta me rezultatin minimal 0-1, përballje e vlefshme për javën e 31-të e Kategorisë Superiore. Ndeshja u vendos në minutën e 75, kur Gjini i dha fitoren durrsakëve. Teuta fitoi minimalisht 0-1 në Korçë dhe sheh “final four”-in 6 pikë larg, por aq sa zona e ftohtë. Pas humbjes foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, duke u shprehur për “MCN TV”

FJALËT E IVAN GVOZDENOVIC

SITUATA- Jo vetëm Skënderbeu, por edhe Partizani, Vllaznia, Tirana nëse e shohim nga statistikat kanë oshilacione, të gjithë këto skuadrat. Ndoshta sepse kampionati është shumë i fortë për të fituar 4 ndeshje radhazi, ndoshta duhet të punojmë edhe më mirë kjo varet edhe nga stafi.

TEUTA-Arsyeja ishte që Teuta ishte e fortë në ajër. Nuk ishte një ndeshje e bukur ishte fizikisht e fortë dhe kjo ishte ideja që të rrinim në ajër se Teuta është e fortë vetëm aty tek topi i dytë dhe donim të frenonim Teutën me Ramos dhe Ivanin. Rashica ishte dy ditë me temperaturë dhe prandaj e nisi nga stoli sfidën. Teuta ishte sot shumë agresive, ne provuam por nuk eci mirë dhe sot nuk ishte efektive loja. Mund të bënim më mirë nëse do të kapnim ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur.

LOJA-Të gjitha skuadrat kanë mendimin që të rrijnë mbrapa fort dhe ndoshta kjo është një arsye, plus me Tiranën ishim me 10 lojtarë  por është shumë pak nga Skënderbeu që në 3 ndeshje mos shënojë asnjë gol. Ne do të luftojmë sepse kemi 5 javë, jemi afër si për sipër dhe për poshtë, kampionati është shumë i vështirë dhe do të shohim si do të dalim por do të luftojmë në maksimum këto 5 javë.

Related posts

Alivoda transferohet në Dubai, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

AF Elbasani blindon portën, firmos me ish-gardianin e Genoas (FOTO)

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni