Nuk kanë fund çudirat te Kukësi, futbollisti largohet pasi u prezantua 2 javë më parë (FOTO)

Alexandre Talento nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Kukësit. Largim i papritur i sulmuesit brazilian, që u zyrtarizua rreth 2 javë më parë. 27-vjeçari mori dhe 28 minuta në ndeshjen që Kukësi humbi 1 me 0 ndaj Vllaznisë. Aventura e tij te verilindorët zgjati shumë pak dhe shkaku i largimit nuk është akoma i ditur.

Kujtojmë se braziliani ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë, para se të zyrtarizohej te Kukësit. Te klubi beratas mori minuta në 10 ndeshje kampionati, ku preferohej zëvendësues.

Ky largim vjen pas humbjes 3 me 2 ndaj Dinamos në “Niko Dovana”. Klubi verilindor nuk ka pritur asgjë mirë, ndërsa mësohet se dhe Stavri Nica është larguar nga drejtimi i ekipit.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit