“Nuk kam lojtarë”, deklarata pas humbjes me Bylisin, Dinamo me dorë të hekurt ndaj Dritan Mehmetit

Dritan Mehmeti është pezulluar nga posti i trajnerit të parë të Dinamos. Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin me një postim në faqen zyrtare.

“FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21. Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, njofton Dinamo.

Arsyet nuk janë bërë të ditura nga klubi, por deklarata pas humbjes ndaj Bylisit se drejtuesit nuk i kanë bërë një merkato cilësore mund të ketë qenë thyerja e raportit. “Klubi duhet të ndihmojë veten duke plotësuar organikën e të përballojë një kampionat të gjatë. Nëse Dinamo plotësohet do të ringrihet. Shpresoj që klubi të plotësojë grupin pasi vetëm 1 qendërmbrojtës tipik kam në skuadër. Shpresoj që skuadra të plotësohet me 2 qendra, 1 mesfushor dhe 1 sulmues.” Kjo ishte deklarata pas humbjes ndaj Bylisit dhe si duket drejtuesve nuk i ka pëlqyer diçka e tillë.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)