Nuk ka rinovime kontratash! Tirana zyrtarizon largimet e tre lojtarëve (EMRAT)

Tirana pa trajner, pas largimit të Erbim Fagut, rrezikon të mbetet edhe pa skuadër. Kapiteni Erion Hoxhallari ka dhënë lamtumirën e dytë nga bardheblutë, si ka konfirmuar vetë klubi, por nuk është i vetmi.

Situata delikate financiare megjithatë nuk e bën të favorshme negocimin, kështu që vetëm për pak prej tyre mund të ekzistojë bindja se do të vazhdojnë të luajnë me fanellën kryeqytetase. Në orët e fundit, Tirana ka zyrtarizuar largimet e Kristal Abazaj-t, sulmuesit Patrick dhe mbrojtësit Bruno Lulaj.

Nuk duhet harruar edhe se koha shtrëngon, menjëherë pas Euro 2024 nisin eliminatoret e Conference League dhe Tirana duhet të jetë gati për tu përballur. E në këtë rast duhet marrë parasysh të gjithë skenarët, edhe atë të të gjendurit para faktit të nevojës për të ndërtuar një skuadër nga e para. Emër për trajnerin e ri nuk ka, e nuk ka sepse gjithcka në klub është pezull, edhe pse tashmë me liçensimin në Europë është zhbllokuar merkato, pas pagesës së rreth 200 mijë euro për Hasanin, Dajën e Vairinen.

Related posts

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares