“Nuk ka rëndësi nëse ishte miqësore, ne japim gjithçka në fushë”, Sylvinho pas fitores ndaj Bullgarisë: Jam krenar për tifozët që kemi!

Tjetër fitore e Kombëtares shqiptare, kësaj rradhe në miqësoren e zhvilluar me Bullgarinë. Kuqezinjtë fituan 2-0 me golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas ndeshjes, për mikrofonin e TV Klan foli trajneri Sylvinho.

“Është një skuadër që jep gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi miqësore apo zyrtare, ne japim gjithçka në fushë. Nuk veçoj asnjë, të gjithë janë shumë të mirë.

5 fitore rradhazi? Kjo do të thotë shumë për ne, por është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin. Kemi bërë diçka fantastike deri tani.

Lojtarët e stolit? Kjo është shenjë që kemi lojtarë shumë të fortë si Daku që futet dhe shënon, Muçi poashtu, Laçi. Të gjithë janë të nivelit të njëjtë, nuk kanë shumë ndryshime.

Kemi shumë lojtarë që sulmojnë shpejtë, unë e kuptoj që duhet të mbajmë më shumë topin, por kemi lojtarë të fortë në tranzicion si Muçi që merr topin dhe shkon shpejt para. Faleminderit të gjithëve, nuk ka mbaruar akoma e gjitha. Jam shumë i kënaqur për tifozët që na kanë ndjekur, ne jemi 1. Ata na kanë ndihmuar shumë dhe jemi të lumtur edhe për ata tifozë.”

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem