“Nuk ka relaks, 22.000 tifozë presin fitoren nga ne”/ Sylvinho mesazh të qartë lojtarëve përpara ndeshjes ndaj Ishujve Faroe

Shqipëria do të festojë arritjen e madhe nën drejtimin e Silvinjos. Kombëtarja jonë arriti në Europianin e Gjermanisë dhe e siguroi këtë përpara kohe. Një sukses i merituar, teksa kuqezinjtë kaluan edhe Poloninë me Çekinë në ndeshjet direkte. Para ndeshjes së nesërme kundër Ishujve Faroe, trajneri Silvinjo doli në konferencën për shtyp.

“Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe tifozët, është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur. Festuam në Moldavi dhe kur u kthyem këtu, menduam vetëm për Ishujt Faroe. Objektivi ynë i dytë është që ta mbyllim në vendin e parë në grup, do të ishte shumë e bukur që të kishim një short edhe më të mirë. Lojtarët e menaxhuan mirë ndeshjen kundër Moldavisë, në 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira për ne. Në shtëpi kemi marrë tre fitore, nuk ka relaksim aspak, 22.000 tifozë kanë prerë biletë dhe duan shfaqje të bukur në fushë. Moldavisë i kemi shkaktuar humbjen e vetme në grup, kundër Polonisë dhe Çekisë arritëm që të fitonim në shtëpi”, tha Silvinjo. 

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)