Nuk ka pushim te Apolonia, zbulohet kush po drejton seancat stërvitore pas largimit të Dovedan

Gara për Apoloninë ka mbaruar. Pasi u eliminuan në ndeshjen e parë të “play off”- it në Vlorë, fierakët nuk kanë marrë pushimet.

Nuk kanë ndërmend që të ndalin stërvitjet. Lojtarët zbresin çdo ditë në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” për t’u përgatitur. Klubi ka vendosur që të shpërndahen kaq shpejt. Edhe pse trajneri Veljko Dovedan u largua përfundimisht nga detyra, ka kush i drejton. këto ditë ka qenë Mariglen Kule që ka marrë “frenat”.

Drejtori sportiv do të udhëheqë fierakët derisa të zgjidhet pasardhësi i boshnjakut në stol. 

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)