“Nuk ka prej vitesh funksione”/ Vjen reagimi i parë nga PS për arrestimin e Agim Kajmakut me kokainë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin me drogë në Itali të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas tij, qëndrimi i PS eshte gjithmone qe ligji duhet te godase mbi kedo qe ka kryer shkelje.

Pyetje: A ka një qëndrim PS për arrestimin e Agim Kajmakut që u kap nga policia italiane me drogë, ju e keni suportuar dhe mbrojtur pas akuzave të opozitës.

Taulant Balla: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë.
E ky qëndrim i qartë i yni që nuk bën dallim për askënd, këtu biem dakort që dhe në këtë rast qëndrimi yne eshte ligji duhet të godasë mbi këdo. Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion e përfaqësim të PS është humbje kohe të diskutojmë për këtë cështje

ARRESTIMI

Sipas të dhënave të Policisë shqiptare, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.

Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, sipas përllogaritjeve të Policisë italiane, do të kapte vlerën e 1 milion eurove. Ish-kryebashkiaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur në Grottamare, pasi bleu bimët, bashkë me nipin, shkuan në shtëpi.

Me sa duket, Kajmaku ka rënë në sytë e pronarit të fidanishtes që shiste lulet me vazo që ai i blinte bashkë me nipin e tij. Megjithatë, Policia italiane, menjëherë sapo e ka vënë në pranga Kajmakun, ka lajmëruar dhe njëherësh ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit shqiptar. Këta të fundit e kanë mbajtur fshehur lajmin e arrestimit të tij, derisa orëve të vona të së shtunës, mediat italiane e bënë publik bashkë me detajet e operacionit të bujshëm.
Tashmë Kajmaku do të hetohet dhe do të gjykohet nga drejtësia e vendit fqinj për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërkohë që bëhet me dije se Kajmaku ishte fiksuar si një person i ri në zonën e trafikimit të lëndëve narkotike. Nuk dihet në fakt roli i tij ende nëse vepronte i vetëm, pra veç me nipin apo ishte pjesë e ndonjë grupi kriminal. Policia italiane, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë të mbledhin prova mbi aktivitetin e ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…