“Nuk ka nivel kampionati me 1 orë stërvitje, aq bënin koperativat”, Agustin Kola kritik me nivelin e Superiores: Ne stërviteshim dy herë në ditë

Ky sezon i Kategorisë Superiore po shoqërohet në pamje të parë nga një garë e fortë, por në fakt niveli duket se lë shumë për të dëshiruar. Janë të shumtë specialistët që e mendojnë dhe e shprehin këtë gjë në deklaratat e tyre.

Një gje të tillë e ka shprehur edhe ish-futbollisti i njohur Agustin Kola. Sipas tij, menyra se si punojnë skuadrat e kampionatit shqiptar dhe koha e pakët që ata zhvillojnë stërvitje, është arsyeja kryesore e këtij niveli të dobet në futbollin shqiptar.

“E kam thënë dhe e them, koperativat dhe ndërmarrjet bënin nga 1 orë e gjysëm stërvitje në ditë, aq sa bëjnë ekipet e Superiores sot. Në kohën tonë ka qenë krejt ndryshe, bënim dy herë në ditë stërvitje.

Stërviteshim dy orë paradite, flinim gjumë në drekë në klub dhe pastaj sërish stërvitje pasdite. Prandaj dhe ka patur nivel, ka patur lojtarë të mëdhenj”- është shprehur ish-futbollisti i njohur.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)