Nuk ka më sherre dhe hatërmbetje, me veprimin e fundit Donald Veshaj i “vë vulën” marrëdhënies që ka me Lori Hoxhën (FOTO)

Lori Hoxha feston ditëlindjen sot. Së fundmi, ajo ka marrë një urim në rrjetin social Instagram nga aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj. Ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen @lorihoxha Kështu të paça gjithë jetën”. 

Epo, tashmë marrëdhënia mes dyshes është mjaft e mirë duke pasur parasysh faktin që menjëherë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Donaldi bëri ‘unfollow’ Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën.

Asokohe, menjëherë pas zhurmës, Lori reagoi në Instagram-in e saj duke thumbuar në një mënyrë ose në një tjetër Donaldin.

“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruante ajo.

Me këtë ajo mund të thotë që Donaldi duhet të ishte i lumtur për pjesëmarrjen në program dhe të pranonte humbjen. Kujtojmë se vëllezërit Veshaj e bënë edhe ‘unfollow’ Lorin në Instagram.

Asokohe reagoi edhe Eduart Grishaj, regjisori i “Big Brother VIP Albania”, i cili u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.

Tashmë Donaldi dhe Romeo janë pjesë e “Top Channel” dhe vijojnë me prezantimin e emisionit të tyre “Më lër të flas”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)