Nuk ka fitues fitues. Partizani e Dinamo ndahen 1-1 në derbin e tretë sezonal, duke i dhënë jetë një ndeshje të luftuar, por që në fund ndau pikët. Derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, përfundoi 1-1 në stadiumin “Arena e Demave”. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me dy skuadrat që tentuan të gjenin avantazhin.
PJESA E DYTË
Ishin pikërisht dinamovitët ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Itodo Mandelës në minutën e 50’. Sulmuesi merr një pasim në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, duke mposhtur Qirkon. Në krahun tjetër, Bintsouka barazoi shifrat në minutat e fundit të sfidës, më saktë në të 92-tën.
Nuk ka fitues. Me këtë barazim, “Demat” mbeten në vendin e parë me 38 pikë. Po me kaq pikë, Dinamo shkon në vendin e dytë, duke parakaluar Vllazninë, e cila nesër ndeshet me Egnatian.
LEXO ME SHUME:Partizani prezanton dy afrime në pak minuta, mbrojtës dhe një sulmues kampion në Slloveni (EMRAT)
MERKATO E PARTIZANIT
Partizani ka prezantuar Mateo Çipin. Prej ditësh u përfol për një transferim për lojtarin që luan në qendrën e mbrojtjes. Partizani ka konfirmuar gjithashtu edhe afrimin e sulmuesit Blessing Eleke, 28-vjeçari ka luajtur në Turqi me Genclerbirligi, Belgjikë me Beerschot VA dhe në slloveni me Goricën e Olimpijan e Lubljanës, me të cilin në sezonin 2015-2016 është shpallur kampion.
1 comment
Comments are closed
Add Comment