“Nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit”, Artan Lame humb babanë: Menduam se do t’ja dilte

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka humbur babanë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Lame, përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan:

“Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë”.

Një ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm se kreu i Kadastrës është infektuar me Covid-19, ndërkohë që nuk dihet se nga cila sëmundje e ka humbur jetën babai i tij sot.

Postimi i plotë 

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame krahas fotos së babait.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….