“Nuk jemi në ditët më të mira”/ Rrahman Hallaçi i bindur në rimëkëmbjen e Kukësit: Duhet shumë durim!

Kukësi i këtij sezoni po riformatohet nga e para dhe kjo detyrë e vështirë i lind trajnerit Rraman Hallaçi. Trajneri pohon se me durim dhe punë Kukësi do të rikthehet sërish në nivelet e larta.

Sa i përket ndërtimit të ekipit dhe atë që i pret këtë sezon, Hallaçi tregohet i sinqertë që i pret një sfidë jo e vogël përpara, por me durim do ta kthejnë skuadrën në nivele të larta. “E kam të qartë që na pret një sfidë shumë e madhe, por do të jemi të kujdesshëm hap pas hapi. Kukësi ka një histori dhe një tifozëri që duhet respektuar.

Ndonëse nuk jemi në ditët më të mira për momentin, por të mos harrojmë që kemi bërë historinë dhe do ta rikthejmë skuadrën përsëri në nivelet e larta. Duhet shumë durim, gjërat e mira nuk bëhen për 10 ditë, duhet pak kohë”, u shpreh tekniku i Kukësit, Rraman Hallaçi.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)