Derbi numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic.
“I falenderoj tifozët për atmosferën e mrekullueshme. Përgëzoj lojtarët për dëshirën dhe vullnetin gjatë lojës. Nuk jam asnjëherë i kënaqur kur marr barazim. Si çdo derbi ka brenda nervozizëm dhe sidomos në pjesën e parë e kishim të theksuar. Shfrytëzoj rastin ti uroj Kotes derbin e parë dhe për performancën e parë të tijën. Jo vetëm që ka debutuar, por ndryshoi shumë gjëra në lojën tonë.
Kemi patur problem siç ishte zëvendësimi i detyruar i Buxhelajt. Gjithashtu Mehmeti është ankuar disa herë. Dhe kemi qenë të kujdesshëm për këto arsye dhe ja përsë ndërrimet i bëra në atë kohë, për këtë arsye e zgjodha atë. Mund të luajë me dy sulmues, por duhet marrë parasysh cilësia e Tiranës te mesfusha.
Në raport me kundërshtarin duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe ekuilibrit. Normalisht që edhe nëse luajmë me dy sulmues këtu hynë edhe cilësia e mesfushorëve tanë. Me hyrjen e Mba fituam shumë brenda në fushë.
Sot jam shumë i kënaqur me aspektin difensiv, por jo me atë ofensiv. Jam i kënaqur me sulmin për situata të caktuara si kanë vepruar Zeka me Hadrojn. Nuk patëm ekuilibër në qendër dhe kjo është një tregues që duhet të përmirësohemi”, tha Veselinovic.