Nuk ishin dakord për lidhjen me grekun, babë e bir shqiptar rrëmbejnë vajzën dhe e mbyllin në bodrum

Një 50-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer vajzën e tij 22-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte lidhje me një 37-vjeçar, të cilin familja nuk ishte dakord. Sipas denoncimit, babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar, kanë rrëmbyer 22-vjeçaren. Ata kanë dalë pasditen e së dielës, me makinë në rrugët e Kypselit dhe kanë nisur të kërkojnë të renë.

Në një moment e kanë lokalizuar teksa po ecte me të dashurin e saj 37-vjeçar dhe më pas kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe me forcë e kanë marrë të renë dhe e kanë futur në makinë. Sipas Proto Thema, babë e bir e dërguan 22-vjeçaren në një apartament nëntokësor në Kaisariani.

Ata ishin kujdesur t’i merrnin celularin 22-vjeçares , në mënyrë që ajo të mos kërkonte ndihmë ndërkohë që ishte e mbyllur. Babai dhe vëllai u përpoqën ta bindnin vajzën që të ndahej nga 37-vjeçari dhe këtë që po bënin ishte në të mirë të saj. Vajza u mbajt në bodrum për orë të tëra derisa gjeti një mënyrë për tu arratisur dhe më pas lajmëroi policinë.

Pas pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe dhe ka bërë arrestimin e 50-vjeçarit, të djalit dhe të një shoku të tyre që i ndihmoi.  Dy të parët janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për veprën penale të rrëmbimit.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!