Nuk i pëlqeu prezantimi ndaj Kilit, Sylvinho në konferencë: Ndaj Suedisë do të kemi ndryshime në formacion

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë për shtyp duke folur për ndeshjen e dytë miqësore të kuqezinjve në mars, atë ndaj Suedisë, pak ditë pas një humbje me shifrat 3-0 përballë Kilit.

FORMACIONI- Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Ne nuk i shohim lojtarët vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje sa japin e si përshtaten me njëri-tjetrin, ndaj duhet t’i shohim me kujdes kur të vendosim si do luajnë.

SUEDIA- Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë nesër. Duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.

PROBLEMET NË MBROJTJE-Sipas meje ndeshja nuk ishte për 0-3, por kështu është futbolli, unë e kam thënë që kemi fituar me Çekinë në shtëpi 3-0 në një ndeshje shumë të vështirë. Ndeshje që mund të ishte 1-0, 2-0. Kështu është futbolli, në një ditë bën gol dhe je i lumtur, një tjetër e pëson dhe jo.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore