“Nuk i dhamë asnjë shans Partizanit”, Brdaric i kënaqet lojës dhe fitores: Kemi një ekipi konkurrues

Trajneri i Vlllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh tepër i kënaqur për triumfin 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshje për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku i skuadrës shkodran, ndër të tjera u shpreh:

“Partizani është një nga ekipet më të mira, luajtëm jashtë shtëpisë e dinim që do të ishte e vështirë dhe duhet të mbroheshim, e falenderoj ekipin tim që luajti shumë mirë. Nuk i dhamë shumë shanse Partizanit, jemi me fat dhe të lumtur që morëm 3 pikët.

Nuk dua të ankohem, çdo skuadër ka lojtarë që mungojnë, ne kemi një ekip konkurrues, kemi një miks me lojtarë të rinj, kemi dhe 2-3 të rinj që ende s’po luajnë, kjo është gjëja kryesore për të ardhmen e Vllaznisë. Nuk mundesh të krahasosh sezonin kur unë fillova dhe tani, por kemi objektiv, është klub i madh duhet të punojmë shumë, të jemi të durueshëm dhe jo të pendohemi më vonë.

Jemi të gëzuar për ndeshjen e sotme, kishte gjëra që më pëlqyen shumë sot. Duhet të punojmë në gjëra bazike, sidomos te lojtarët që drejtojnë ekipin, sot ideja ishte të mos i jepnim mundësi Partizanit dhe rezultoi me sukses”, u shpreh Brdariç.

Related posts

Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

Komisioni i Disiplinës “fik” Laçin, e pëson dhe Pashk Laska; 850 mijë lekë fatura për t’u paguar nga klubet