Fitorja ndaj Dinamo City-t në javën e katërt të Kategorisë Superiore ishte një lloj morali për Erzenin. Skuadra shijakase mori fitoren e parë me rezultatin 2-1.
Erzeni do të përballet me Tiranën, një sfidë që skuadra shijakase do të përpiqet të marrë maksimumin, madje vetë trajneri as nuk e mendon barazimin ndaj skuadrës kryesuese.
Në momentin që merr pikët, rritet besimi në ekip.Fitorja ndaj Dinamos ishte, një sukses me mund me sakrifica. Djemtë treguan një dëshirë të madhe në atë përballje.Nuk do të isha i kënaqur me një pikë.E dime se cfarë skuadre është Tirana, dihen kualitetet që ka skuadra kundërshtare, por ne do të ikim të bëjmë lojën tonë, për të dhënë maksimumin.
Besimi është, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë dhe kam besim absolut se do të marrim pikë. Gjendja e ekipit është e mirë, mungesa nuk kemi, jemi në tratativa për një sulmues dhe do të na vi shumë shpejt.”