Nuk është Stivi Frashëri, Dinamo transferon portierin që bëri surprizë në Superiore

Dinamo më në fund ka arritur të zgjidhë hallin e portës. Kryeqyteasit kanë siguruar shërbimet e portierit që e mbylli sezonin me Kastriotin.

Edmir Sali tashmë do të jetë lojtari më i ri i Dinamos, të cilit do t’i besohen edhe “çelësat” e portës për sezonin e ri. Sipas shtypit të shkruar Sali pritet t’i bashkohet “nëndetëses” në stërvitje, teksa zyrtarizimi i tij mbetet çështje ditësh.

25-vjeçari do të jetë një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin, ndërsa do të marrë dhe një fanelë titullari, me Luka Krosta që duhet të pranojë stolin.

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)