Nuk është inteligjenca çelësi i suksesit akademik, por të qenit i dashur!

Dashuria është çelësi i gjithçkaje edhe kur të rinjtë nuk arrijnë të ndihen të dashuruar, përjetojnë vuajtje të brendshme, të cilat bëhen motori (negativ) i jetës së tyre.

T’i duash fëmijët nuk do të thotë që ata të ndihen të dashur, se sa të dashuruar. Nuk është e thënë që përpjekjet dhe manifestimet tona të dashurisë janë ato që fëmijët presin dhe u shërbejnë atyre.

Për të kuptuar nëse fëmijët kanë dashuri, nëse e marrin atë që dëshirojnë, duhet të shohim rezultatet e tyre: një fëmije të rritur me dashuri nuk do t’i shfaqen pengesa në rrugën e tij ose do të dijë si t’i trajtojë ato, dhe do të jetë në gjendje të bëjë shumë gjëra pozitive për veten e tij, duke e ndërtuar jetën e tij në mënyrë efektive dhe të gëzueshme me projekte dhe veprime konkrete. Një fëmijë i rritur me dashuri do t’i japë vetes leje të jetojë dhe të jetë i lumtur.

Një fëmijë i rritur pa dashuri, do të gjejë shumë vështirësi dhe aq më tepër, do të grumbullojë shumë justifikime dhe do të jetë në gjendje të bëjë disa gjëra dhe ndoshta për keq, sepse ai kurrë nuk do të ndihet i denjë, kurrë nuk do të ndihet i përshtatshëm, kurrë nuk do të jetë në kulmin e arritjeve dhe suksesit.

Një fëmijë që është rritur pa dashuri do të shpenzojë energjitë e tij duke kërkuar leje për të jetuar dhe për të qenë i lumtur.

Fëmijët nuk kanë nevojë për materialitet, para, pushime apo dhurata, domethënë mospasja e këtyre gjërave i bën ata të kënaqur, entuziastë, proaktivë dhe të përgjegjshëm për veten e tyre.

Fëmijët kanë nevojë vetëm për një gjë: të duhen nga ne prindërit, por t’i duam me atë dashuri, e cila quhet e pakushtëzuar, prej së cilës ata vërshojnë drejt nesh.

Burimi: Revista “Psikologjia”

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi