Një ndër emrat më të lakuar në Përputhen ka komentuar sëfundmi moderatoren aktuale Ori Nebiaj dhe atë të mëparshmen, Bora Zemani. Ndërsa Bora nuk është më pjesë e Përputhen por do ta shohim çdo të premte në drejtimin e “Dancing With the Stars”, ish-konkurrentja Ritvana Fetahu ka kujtuar edhe njëherë kohët me mooderatoren.
E ftuar në emisionin “Breaking” Ritvana foli, ashtu siç tha ajo, me filtra. Kjo pasi ajo u shpreh se edhe Bora edhe Ori janë shumë origjinale dhe secila e bën moderimin e “Për’puthen” në mënyrën e vet. Veçanërisht ajo vlerësoi moderatoren aktuale të emisionit për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd.
“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra. Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet. Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut. Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me askënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”, u shpreh Ritvana.
Ndërsa vetë Bora deklaroi javën e shkuar në “Më Lër të Flas” se Ori është më e mirë se ajo në drejtimin e Përputhen, duke shtuar se e ka shumë xhan.
Bora tha:
“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”