“Nuk e shohim fare se çfarë bën Tirana”/ Bruno Telushi i jep zemër Partizanit në sprintin final: Do japim maksimumin, e mbyll karrierën si…

Partizani mori një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë, që i mban të kuqtë ende në garë, megjithëse situatat sa vijnë e bëhen më të ndërlikuara. Bruno Telushi, kapiteni i skuadrës shprehet se ekipi duhet t’i rregullojë statistikat në mbrojtje, teksa shton se të kuqtë do të përqendrohen vetëm për të fituar ndeshjet e tyre dhe në fund do të bëjnë llogaritë e titullit.

“Nuk e shikojmë fare Tiranën, as kundërshtarët e tjerë. Ne do të shikojmë punën tonë, ndeshjet tona. Do të mundohemi të japim maksimumin në ato ndeshje dhe në fund të shohim si shkojnë gjërat.

Në pjesën më të madhe të karrierës kam luajtur në mesfushë, por duke parë se u largua Bitri në janar dhe patëm një ngërç në mbrojtje, trajneri Colella dhe stafi i tij menduan të më kalonin mua qendërmbrojtës. Jam përshtatur shumë mirë dhe mendoj se do të vijoj të luaj në këtë pozicion deri ndoshta në mbyllje të karrierës.” Përfundoi Bruno Telushi.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi