Cila është e vërteta për origjinën arbëreshe të Messit? Kanali KTV ka pasur nje bisedë ekskluzive me ipeshkvin e kishës Ortodokse Shqiptare në Diasporë, Monsinjor Alejandro Greco (Aleksandër Greko). Në letra është thënë se origjina e gjyshit të Messit është nga Como. Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij prifti argjentinas që duket shumë i bindur në ato që thotë.
I dyshimtë për mbiemrin, një marangoz i ri nga Recanati, Leandro Messi, qe punonte ne një punishte artizanale në Spaccio Fuselli, vendos të bëjë disa kërkime. Kështu ai zbulon se Giovanni Messi, gjyshi i gjyshit të tij, ishte vëllai i Angelo Messit, i cili u largua nga Recanati, ose më saktë Valle Cantalupo, në 1893 në moshën 28-vjeç për të shkuar në Rosario të Argjentinës, me gruan e tij Maria Latini. Angelo Messi është gjyshi i babait të Leos, Jorge Horacio, një punëtor në një fabrikë çeliku. Hulumtime të mëtejshme u kryen më pas nga gazetari-kryebashkiak i Recanatit, Francesco Fiordomo, i cili në vitin 2005 zbuloi se ishte kushëri i tretë ose i katërt i kampionit argjentinas se Barcelonas…Madje, Messit iu dergua edhe letra për t’u paraqitur ne votime…