“Nuk e kam dashur asnjëherë…”/ Bora Zemani bën reagimin e gjatë dhe i “vë vulën” me Donaldin!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në “shënjestër” të fansave dhe mediave rozë për çdo lëvizje të tyre dhe kurioziteti është i madh për të ndjekur çiftin që nga takimi i tyre në Big Brother Vip para syve të të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, që nga përfundimi i spektaklit ka pasur aludime të shumta se dyshja është takuar, kanë folur e me radhë si këto që një çift mund të bëjë.

Si duket moderatores i kanë ardhur në majë të hundës lajmet për jetën e saj dhe e kuptojmë këtë pasi duhet të jetë stresuese që të jesh çdo ditë në qendër të vëmendjes. Prandaj Bora Zemani ka reaguar mbrëmë me një status të gjatë ku i hedh poshtë të gjitha fjalët se është takuar apo se do të bashkëpunojë me Donaldin.

Bora ka shkruar:

“Eshte e pamundur te reagoj cdo dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh qe cfare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume! Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend.

E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime te sigurta”. Kjo eshte e tepert e po kthehet ne bezdi te madhe! Cdo dite lajme te bazuara ne thashetheme, imagjinate, komente! Akoma kujdesem per cdo postim qe bej vetem per te mos provokuar lajm dhe prap, cdo gje merr nje interpretim tjeter duke u shfrytezuar nga te gjithe.
Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…

Eshte kaluar cdo limit duke nxjerre shtepine time neper portale! Eshte shume personale! E aq me teper duke genjyer per nje makine te rastit ngjyre gri, me targe tjeter te parkuar poshte (shume thjeshte e kuptueshme qe nuk behet fjale per makinen blu te fotografuar diku tjeter). Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike.

Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh… Per momentin ka ASGJE!

Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume njeri-tjetrin!

Shume dashuri per te gjithe ju!!”

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)