“Nuk e di se ç’po bëja”/ 23-vjeçari tentoi të grabiste bankën në Tiranë me tulla dhe gurë (DETAJET)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 23-vjeçar u arrestua teksa po tentonte të grabiste një filial banke.

Enrik Islamaj ka tentuar të vjedhë një filial banke në Unazën e Re i vetëm, ndërsa kanë qenë banorët e zonës dhe alarmi i bankës që i kanë prishur mësë planet.

Por Islamaj nuk është emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe 3 herë të  tjera më parë për vjedhje.

Mëngjesin e sotëm, ai ka mundur të hapë derën e parë të bankës me mjete rrethanore dhe më pas ka tentuar të thyej xhamin me gurë dhe tulla, por nuk ia ka arritur dot.

I riu herën e parë që është marrë në pyetje ka pretenduar se nuk ka qenë ai, edhe pse policia e ka identifikuar lehtësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë, pasi autori nuk ka qenë i maskuar. Pasi është marrë sërish ne pyetje ai ka dëshmuar se ka qenë në kushte depresive dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet që po kryente.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasin në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024