“Nuk e di pse ishte aty!” Goditi me grusht Sali Berishën, reagon e ëma e Gert Shehut, mesazhi që ka për ish-kryeministrin

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo iu bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike.

E ëma nënvizoi se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin që kreu sot djali saj.

“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur.  Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, u shpreh e ëma. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika