“Nuk e di kush hyn e kush del në kryeministri”/ Sherefedin Shehu, “dush” të ftohtë Ramës

Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndërtimet pa leje.

Me anë të një analize të shkurtër, Shehu, shtron pyetjen se përse Rama që flet për çdo gjë dhe institucionet e tij që hanë nga taksat tona nuk paskan përgjegjësi.

“Mirë media dhe opozita nuk paskan folur për ato 4000 metrat katrorë që sipas Ramës ju dorëzua Qeverisë.

Po vetë Rama që flet për çdo gjë dhe institucionet e tij që hanë nga taksat tona pse nuk paskan përgjegjësi?

Po drejtësia si mund të veprojë pa kallëzime dhe ankime?

Opozita, përfshirë edhe atë të shiturën, ka folur boll se ndërtime pa leje janë 400000 dhe jo 4000 metra katrorë.

Ato nuk janë vetëm në Tiranë por në mal, fushë dhe bregdet.

Apo lëre Kryeminstrin se nuk di ç’thotë se nuk është as gjykatës, as polic, as roje i Kryeministrisë ku hyn kush të dojë, etj. etj. por është vetëm një nëpunës i rëndomtë në Kryeministri që mezi prez të marrë rrogën e 15-ditëshit”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij